English | Shqip

Mundësi Punësimi

A jeni të interesuar për një karrierë të suksesshme në sektorin e Ndërmjetësimit të Pasurive të Patundshme?

Ejani te punoni se bashku me CENTURY 21 PRESTIGE, një nga 9000 zyrat e rrjetit më të madh në botë në fushën e ndërmjetësimit.

Vendi i punës: Agjent Imobilar
Supervizimi: Menaxher i/e zyrës

Detyrat kryesore:
  • Dhënie me qera, blerje apo shitje pronash të klientëve me bazë komisioni.
  • Studim i listimeve për të identifikuar pronat në shitje.
  • Intervistim i klientëve potencialë për mbledhjen e informacionit për listime.
  • Shoqërim i klientëve potencialë në prona, ofrim i cmimit të blerjes, shpjegim i karakteristikave të pronave dhe diskutimi kushteve të blerjes apo qiradhënies.
  • Pregatitja e kontratave për pronat e paluajtshme si dokumentet e pronësise, qiradhënies dhe të hipotekës, si dhe të negociatave për marrjen e kredisë për pronën.
  • Ndihmë për blerësit dhe shitësit në grumbullimin e informacionit të nevojshëm apo shërbimeve financiare, mirëmbajtjeje, riparimi, sigurimi dhe vlerësimi.
Kërkesat:
  • I/e aftë të përdorë paketën Microsoft Office.
  • I/e aftë të përdorë Internet Explorer.
  • Preferohet të ketë eksperiencë positive në fushën e pasurive të paluajtshme.
  • Preferohet të flasë gjuhë të huaj e të ketë patentë makine.
Kandidati duhet të jetë i vendosur, i besueshëm, profesional dhe i përpiktë në orar me klientët dhe bleresit.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-te e tyre dhe dokumentet e tjerë mbështetës në info@c21prestigealbania.com