English | Shqip

Udhëzues për Proçesin e Shitjes

Po kërkoni të shisni shtëpinë tuaj?

Doni të dini vlerën e pronës tuaj?


Ju mund të gjeni përgjigje te pyetjeve tuaja duke kontaktuar me një Agjent Profesionist të CENTURY 21 PRESTIGE. Ne ju vijmë në ndihmë për identifikimin, analizen dhe përmbushjen e plotë të nevojave tuaja.

Prezantimi i shtëpisë suaj
Shtëpia juaj është "streha më e bukur" në botë. Por, asnjëherë nuk mund të jeni të sigurt nëse shtëpia juaj do të ketë të njejtin impakt si tek ju ashtu dhe tek blerësi i saj potencial. Ky është rasti për ta vendosur shtëpinë tuaj në qendër të vëmendjes. Ka disa gjëra që ju mund të bëni për të venë në pah karakteristikat e shtëpisë tuaj dhe për të joshur blerësin potencial. Agjenti i CENTURY 21 PRESTIGE do ju ndihmojë me këshilla, që do të fuqizojnë prezantimin e shtëpisë tuaj dhe do të impresionojnë blerës potencial. Stafi i CENTURY 21 PRESTIGE, nëpërmjet platformës së trajnimit CREATE 21, ka përvetësuar të gjitha aftësitë e duhura për të nxjerrë në pah anët më të mira të shtëpisë tuaj!

Përcaktimi i çmimit të shitjes
Ju duhet t'i kushtoni vëmendje përcaktimit të çmimit të saktë te shtëpisë suaj. Stafi i CENTURY 21 PRESTIGE është trajnuar të kryejë një Analizë Krahasuese Tregu dhe eshte i afte të beje vlerësimin e drejtë të prones suaj. Ne zotërojmë mjetet e duhura për të percaktuar çmimin e pronës ne funksion të karakteristikave të saj dhe të vlerave të tregut.

Nëse ju duhet një vlerësim formal për pronën tuaj, profesionisti i CENTURY 21 PRESTIGE mund t'ju referoje ne një nga partnerët tane vlerësues që do ju ndihmojë me çmime preferenciale.

Negocimi i ofertës
Negocimi i ofertës mund të jetë çasti më kritik gjatë proçesit të shitjes së pronës. Ky është çasti i cili mbart nivelin më të lartë të rrezikut, pasi mungesa e një kompromisi të vogël nga ana juaj mund të sjellë hezitimin e blerësit apo largimin e tij.

Profesionistët imobiliare CENTURY 21 PRESTIGE, duke qenë se janë pranë blerësve dhe shitësve, kanë teknikat e duhura për të ruajtur ekuilibrin dhe për t'ju ofruar çmimin më të mirë të mundshëm nëpërmjet aftësive të tyre negociuese, të fituara gjatë trajnimeve intensive dhe përvojës së gjerë.

Shfrytëzoni avantazhin e një game të gjerë mundësish, që ju ofron CENTURY 21 PRESTIGE dhe na KONTAKTONI!