English | Shqip

21 Arsyet

NJËZET E NJË ARSYET PSE CENTURY 21® JUA BËN MË TË LEHTË BLERJEN OSE SHITJEN E SHTËPISË SUAJ.

1. AGJENTËT E KUALIFIKUAR TË REAL ESTATE-IT
Agjentët e real estate-it të CENTURY 21® kanë akses ndaj disa prej trajnimeve më të mira të industrisë së real estate-it, në këtë mënyrë ju mund të pushoni të qetë duke e ditur se shitja ose blerja e shtëpisë suaj është në duart e një agjenti të pasurive të patundshme të mirë trajnuar. Platforma e trajnimit tonë njihet si Sistemi i Mësimit CENTURY 21®, programi i mësimit, që drejton industrinë në Sistem.

2. MARKA MË E NJOHUR E REAL ESTATE-IT
Sistemi CENTURY 21® eshte organizata e real estate-it per te cilen njerezit mendojne fillimisht kur deshirojne sherbime real estate-i.

3. PËRGATITJA PËR "LISTIMIN" E NJË SHTËPIE QË DO TË SHITET
Te krijosh nje pershtypje te mire qe ne fillim, shpesh shihet si celesi i suksesit per shitjen e cdo prone. Agjentet real estate te CENTURY 21® do t'ju udhezojne si ta prezantoni sa me mire pronen tuaj.

4. MONITORIMI I AKTIVITETEVE DHE REZULTATEVE
Agjentet real estate te CENTURY 21 jane te mire informuar persa i perket teknikave te marketingut qe i pershtaten me se miri nevojave tuaja. Monitorimi i rezultateve do te mbaj ne qender te vemendjes blerjen ose shitjen e shtepise suaj. Duke patur nje eksperience mbi 30 vjeçare, Sistemi CENTURY 21® e di ate qe funksionon!

5. MENAXHIMI I DETAJEVE
Nuk eshte detyra juaj te shqetesoheni per detajet! Agjentet real estate te CENTURY 21® jane te pergatitur per te menaxhuar te gjitha problemet qe ju mund te keni persa i perket real estate-it.

6. VENDOSJA E ÇMIMIT TE DUHUR
Agjentet real estate te CENTURY 21® do t'ju keshillojne lidhur me tendencat e tregut dhe do t'ju ndihmojne per cmimet.

7. NEGOCIMI
Te punosh me nje negociator te kualifikuar sic eshte agjenti real estate i CENTURY 21®, i cili i kushton vemendje te vecante interesave tuaja, mund te sherbeje per rritjen e shanseve tuaja per ta shitur shtepine me cmimin qe deshironi.

8. INFORMIMI JUAJ
Nuk keni pse te shqetesoheni per ate cka ndodh! Agjentet real estate te CENTURY 21® do te komunikojne me ju per t'ju informuar mbi detajet e transaksionit te real estate-it tuaj.

9. RRJETI NDËRKOMBETAR
Century 21 eshte shperndare ne te gjithe boten. Ai ka 9.000 Agjensi Imobiliare te licensuara ne 70 vende dhe rreth 160,000 agjente imobiliare qe punojnen nen kete emer. Tashme ky rrjet eshte prezent edhe ne tregun shqiptar nepermjet CENTURY 21 PRESTIGE, per te ofruar eksperiencen dhe profesionalizmin e ketij biznesi te suksesshem amerikan.

10. CENTURY21.com
Kjo faqe, me nje mesatare prej 2.7 milione vizita ne muaj, ofron shitesve mundesi te panumerta ekspozimi te pronave te tyre. Ne saje te nje motori kerkimi efektiv, bleresve ju ofrohen mbi 250,000 prona te listuara, qe rifreskohen çdo dite.

11. CENTURY21Albania.com
Ne si pjese e ketij rrjeti nderkombetar, nder te tjera, ju ofrojme nje hapesire te personalizuar "My Century 21" ku mund te merrni informacion, ne baze ditore, per pronat qe permbushin kriteret tuaja. Po ketu, ju ofrohet mundesia e perllogaritjes se financimit te shtepise suaj.

12. SHËRBIMET PLOTËSUESE
Nese keni nevoje per nje hua, vertetim te certifikates se pronesise apo vleresim prone, me ane te sistemit te tij, CENTURY 21 PRESTIGE, ju vjen ne ndihme. CENTURY 21 PRESTIGE, justifikon besimin tuaj!

13. TABELAT DALLUESE CENTURY21
Keto tabela te njohura ne te gjithe boten do te vendosen ne pronen tuaj, me lejen tuaj dhe ne perputhje me rregulloret lokale.

14. CENTURY 21® CONNECTIONSSM
Qe nga blerja deri te shitja e shtepise suaj, te transferimi e me tej, programi CENTURY 21® CONNECTIONSSM ofron nje burim "ONE-STOP" per sherbimet e vlefshme qe kane te bejne me shtepite. Programi siguron nje pakete te plote sherbimesh per shtepite, nepermjet marredhenieve me nje rrjet shitesish cilesore, kombetare dhe lokale, duke ofruar produkte dhe sherbime per shtepite me cmime konkuruese.

15. GARANCIA E SHËRBIMIT CENTURY 21 PRESTIGE
Perkushtimi dhe korrektesia e agjentit CENTURY 21 PRESTIGE, jane pjese e pandashme e filozofise sone. Ne ju ofrojme sigurine e marredhenies agjent-klient nepermjet nenshkrimit te nje certifikate garancie, e cila mbron interesat tuaja.

16. SHËRBIMET E REFERIMIT DHE TRANSFERIMIT TË CENTURY 21
Na lejoni t'ju ndihmojme me transferimin kudo qe te jete dhe ne cdo kohe. Agjentet imobiliare te CENTURY 21 mund te ofrojne gjithashtu vizita per t'ju orientuar me zonen dhe informacione per te sapoardhurit lidhur me shkollat, mundesite per qera, lehtesirat e zones, variantet e perkohshme te banimit dhe shume te tjera.

17. INFORMACION GLOBAL
CENTURY 21 PRESTIGE vlereson se bleres potenciale te pronave ne Shqiperi, mund te jene emigrantet, shqiptaret e diaspores dhe investitore te huaj. Per kete qellim, faqja e internetit, broshurat, dhe cdo lloj informacioni qe do te ofrohet nga stafi i kualifikuar do te jete ne shqip dhe anglisht.

18. CENTURY 21® KLUBET E KLIENTËVE TË PREFERUAR
Agjentet imobiliare te CENTURY 21 fokusohen ne perkujdesjen personale dhe sherbimin e konsumatoreve pas perfundimit te nje marreveshje.
Klubet e Klienteve te Preferuar te CENTURY 21 e paraqesin kete me nje perkushtim profesional dhe i ofrojne cdo anetari nje komunikim unik, gje qe pasqyrohet edhe nga revista te specializuara.

19. TRAJTIM I VEÇANTË
Pronat me vlera te medha meritojne nje vemendje te vecante. Agjentet tane imobiliare kuptojne se koha eshte nje luks qe shume pronare shtepish ne kete treg unik nuk e kane. Keta profesioniste kane njohurite, mjetet dhe rrjetin e gjere te zyrave me ane te se cilave mund te bashkojne bleresit dhe shitesit.

20. INVESTIMI NËPËRMJET CENTURY 21 PRESTIGE
Deshironi te investoni parate tuaja ne tregun e pasurive te patunshme?
Agjentet Tregtar imobiliare CENTURY 21 zoterojne njohurite dhe mjetet per te testuar tregun, si ne rastin kur ju shisni nje prone ose kur futeni ne loje.

21. PRANIA NË KOMUNITET
CENTURY 21 PRESTIGE do te krijoje nje fond te posacem per te permbushur nevojat e komunitetit tuaj, ne bashkepunim me organizata apo institucione te ndryshme. CENTURY 21 PRESTIGE do te jete pjesmarres aktiv ne gjelberimin dhe permiresimin e ambjenteve qe ju rrethojne ne jeten tuaj te perditshme.

Kontaktoni me ne!