English | Shqip

Udhëzues për Proçesin e Blerjes

Përcaktoni karakteristikat e pronës
Përpara se të vendosni për shtëpinë, që doni të blini duhet të konsideroni disa faktorë. Si fillim, konsideroni nevojat aktuale dhe të të ardhmes për shtëpi. Në varësi të strukturës familjare, ju mund t'ju duhet një shtëpi e nje madhesie te caktuar, me disa karakteristika te caktuara e afte per te plotësuar nevojat e familjes tuaj.

Profesionisti CENTURY 21 PRESTIGE zotëron ekspertizën që t'ju ndihmojë të bëni zgjedhjen tuaj duke ju ofruar informacion mbi tendencën e tregut, si për shembull: çmimet e shtëpisë në atë zonë dhe informacion mbi vendndodhjen që do te zgjidhni. Ju do të mund të mësoni më shumë për proçesin e kërkimit në librarinë tonë online të pronave.

Të ardhurat tuaja Përpara se të ndërmerrni një vendim financiar, ju mund të kualifikoheni teorikisht në mënyrë që të shqyrtoni të ardhurat, kursimet, shpenzimet familjare, mundësitë për marrje huaje, interesat bankare dhe borxhe ekzistuese që keni. CENTURY 21 PRESTIGE do ju ndihmojë të vlerësoni sa hua mund të përballoni duke përdorur mjete financiare si dhe teknikat me te fundit te percaktimit te raportit Shpenzime/ Te ardhura.

Proçesi i kërkimit të pronës suaj
Kur të jeni gati per vizitën e shtëpive, agjenti i CENTURY 21 PRESTIGE do organizojë paraqitjen e shtëpive, do analizojë avantazhet dhe disavantazhet e pronave që keni parë dhe do përpunojë një sistem vlerësimi pronash, që do ju ndihmojë të pakësoni numrin e zgjedhjeve te mundshme.

Ne e kuptojmë që blerja e një shtëpie është një nga vendimet më të rëndësishme që do te ndërmerrni. Për këtë arsye, ju duhet të zgjidhni agjentin me më experiencë, që kupton shqetësimet tuaja dhe është i aftë të ofrojë zgjidhje për pyetjet tuaja. Agjenti i CENTURY 21 PRESTIGE mund t'ju udhëheqë në çdo hap të blerjes dhe përfaqëson interesin tuaj në transaksion duke ju ofruar një shërbim të personalizuar.

Përgatitja e ofertës suaj
Pasi të keni gjetur shtëpinë ideale, hapi vijues është bërja e një oferte, që do të jetë e suksesshme. Cmimi i reklamuar fillimisht mund gjithmonë të negociohet dhe agjenti imobiliar, që përdor avantazhet që ofron Sistemi CENTURY 21® me teknikat dhe metodat e negocimit arrin te çmimi më i ulët i blerjes

Mund të pyesni veten nëse është më mirë financimi i shtëpisë me bankë apo pagesa në cash për blerjen e shtëpisë tuaj. Agjentët tanë imobiliarë do ju ndihmojnë të vendosni mënyrën më të mirë për të blerë shtëpinë që dëshironi dhe do ju udhëzojnë mbi alternativat e ndryshme të financimit që keni në dispozicion. Agjenti i CENTURY 21 PRESTIGE mund t'ju ndihmojë të lidheni me Partnerin tonë Bankar, që do ju sigurojë interesa bankare preferenciale.

Mbyllja e marrëveshjes
Nëse koha, ashtu si për të gjithë ne, është për ju e rëndësishme dhe nëse doni të mbroni veten tuaj nga probleme, që mund të shfaqen si rezultat i mosinformimit tuaj mbi këtë proçes delikat, lejoni profesionistët tanë imobiliarë të CENTURY 21 PRESTIGE t'ju udhëheqin në këtë proçes me udhëzimet e duhura dhe zgjidhjet më të lehta.

Sigurimi
Tani që ju keni një shtëpi dhe mënyrën e financimit, duhet të mendoni ta mbroni atë. Stafi profesionist i CENTURY 21 PRESTIGE do ju ndihmojë me informacion mbi lloje të ndryshme sigurimi dhe do ju drejtojë te Partneri ynë i Sigurimeve, që do ju ofrojë tarifa preferenciale.

KONTAKTONI ME NE!
CENTURY 21 PRESTIGE